IQMPEA: Të rinjtë në rajon kërkojnë më tepër mjete për rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik

Shkup, 17 mars – Instituti për qeverisje të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IQMPEA) në shkurt të këtij viti ka realizuar një sërë fokus grupesh me të rinjtë, ndërsa hulumtimi ka treguar se ajri i pastër dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë ndër temat më të rëndësishme për të rinjtë nga Ballkani, por është e nevojshme ngritja e ndërgjegjësimit ekologjik që në moshë të vogël.

“Ata përmendën si shembuj në vendet e tyre aplikacionin e Maqedonisë “Ajri im” i cili mat ndotjen e ajrit, ose “Anderva” në Shqipëri që ofron zbritje në dyqanet eko-miqësore. Të rinjtë theksuan se aplikacione të tilla janë një hap i mirë dhe kontribuojnë në ndryshime të caktuara në drejtim pozitiv, por besojnë se qeveritë e vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” duhet të investojnë shumë më tepër, por edhe të mbështesin këtë lloj aplikimesh onllajn. Të rinjtë nga Serbia përshëndetën krijimin e aplikacionit “gReact” nga pushteti vendor, ndërsa theksuan se aplikacione të tilla kërkojnë funksionalitet më të mirë, një sistem të përmirësimit të vazhdueshëm dhe zbatueshmërisë në praktikë, tregojnë analizat IQMPEA-së.

Komunikologu dhe koordinatori i programit në IQMPEA-së, Bojan Kordalov tha se ajo që ndikon te të rinjtë është ajri i pastër dhe mjedisi i shëndetshëm i jetesës, pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë.

Ai shton se është inkurajuese që të rinjtë duan të përdorin teknologjinë dhe digjitalizimin për të dërguar mesazhe ndryshimesh pozitive, si dhe përmes shembullit personal për të kontribuar në përmirësimin e situatës.

Si një nga problemet më urgjente të të rinjve, Instituti thotë se ka nevojë për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe mbetjeve plastike, të cilat sipas tyre janë një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, por thekson edhe mungesën e informacionit publik se si ato mund të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Prandaj, ata besojnë se nevojiten lloje të ndryshme aplikimesh që do të synojnë aspekte të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Brezat e rinj duan dhe mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në shoqëri. Prandaj ata duhet të përfshihen aktivisht në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe lokal. Ata shpesh shohin zgjidhje për problemet e shoqërisë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së përparuar, sepse ata kanë lindur, jetojnë dhe punojnë në një epokë të digjitalizimit dhe internetit,” tha Kordalov.

Ky hulumtim është pjesë e nismës IQMPEA-së e cila synon të inkurajojë procesin e dgjitalizimit në fusha të ndryshme në rajon. Të dhënat synohen të përdoren në mbështetje të nismës Ballkani i Hapur dhe të jenë bazë për zhvillimin e platformave të përbashkëta rajonale dhe veprimeve për digjitalizim të përshpejtuar. Qëllimi është që të gjithë politikanët në rajon të angazhohen për një zbatim të përbashkët, të shpejtë dhe efikas të këtij procesi në interes të të gjithë qytetarëve.