Ivanovska: Menjëherë të ndërpritet shitja e tokës shtetërore
Shkup, 16 mars – Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, kërkon menjëherë të ndërpritet shitja e tokës shtetërore. Sipas saj, problemi më i madh në këtë drejtim është se si bëhen planet e detajuara urbanistike, pasi ata, siç thekson, e reflektojnë interesin publik të cilin komuna duhet ta zbatojë në pjesën e saj.
“Cili është qëllimi i shtetit, ta shesë të gjithë tokën shtetërore, a është ky qëllimi dhe me një çmim të lirë? Nëse shteti do ta sigurojë interesin publik të qytetarëve, nuk mund ta bëjë këtë përmes tokës private. Kjo është një çështje, e dyta, burimi i korrupsionit është Ligji për ndërtimet pa leje, gjegjësisht dhënia e statusit ligjor për të ndërtuarat pa leje. Nga vetë emri shihet se çfarë lloj ligji është ai, kështu që ai ligj duhet të shfuqizohet menjëherë”, tha Ivanovska në paraqitjen televizive në “Top Tema” në TV Telma.
Ajo konsideron se nëse shteti ka dashur t’u ndihmojë qytetarëve të varfër, këtë ka mundur ta bëjë në mënyra të tjera dhe se miratimin e këtij ligji më së shumti e pret disa, siç thotë ajo, biznesmenë të mëdhenj që duan të legalizojnë objektet e tyre pa leje.
“Vendimi se me 30 për qind, 70 për qind të blihet që të riformohet parcela është gjithashtu një burim i korrupsionit. Toka tek “Holidej In” u shit ashtu. Dhe kjo nuk është vetëm ajo copë, është parë se ka shumë, shumë tokë është shitur ashtu”, thotë kryetarja e KSHPK-së, Ivanovska.

