Kovaçevski: Përmes dialogut me komunitetin e biznesit dhe me qytetarët do ta tejkalojmë edhe këtë krizë si fitimtarë

Shkup, 16 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në ngjarjen “Tryezë e rrumbullakët – diskutimi në mes biznesmenëve dhe përfaqësuesve qeveritar”, me ftesë të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë.

Të pranishëm në ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë Sllavica Gërkovska si dhe ministra të sektorëve të rëndësishëm ekonomik, përfshirë këtu ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrin e Financave Fatmir Besimi si dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarskin.

“Dialogu në mes komunitetit të biznesit dhe institucioneve qeveritare në kohën e krizës ekonomike globale është i patjetërsueshëm dhe gjithmonë i mirëseardhur. Ne, këtë dialog e kemi nisur që vet fillimi, jo me këtë, por me Qeverinë e kaluar si thelbësore dhe jo monolog. Përmes këtij dialogut kemi arritur të dalim si fitues nga kriza me Kovid-19 dhe me ndihmë të gjitha mendimeve tuaja do të dalim fitimtarë edhe nga kjo krizë energjetike dhe ushtarake që është shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës”, theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij.

Në korniza të krizës së re të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Kovaçevski theksoi se Qeveria ka përgatitur paketë të re prej 26 masave, në vlerë prej 400 milion euro, në fakt 615 milion euro me masat tjera anti0krize nga periudha e kaluar, që paraqet kontribute të larta të biznesit të dedikuar për qytetarët dhe për ekonomin.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se çmimin e naftës dhe derivateve të naftës e përcakton KRE, i cili është Komision i pavarur i energjetikës dhe i cili çmimin e  përcakton në bazë të metodologjisë së përcaktuar.

“Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës ne jemi dëshmitarë se për shkak të vendimeve që i kemi marrë lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës, kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë dhe në kohë që u miratua, gjegjësisht masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria dhe efikasiteti i Kuvendit në miratimin e zgjidhjeve ligjore”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri nënvizoi se një pjesë e kompanive që punojnë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës kanë treguar sjellje spekulative dhe kjo menjëherë është sanksionuar nga shërbimet përkatëse inspektuese.

“Çmimet e energjensave dhe çmimet e ushqimit nuk janë rritur për shkak të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ato janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të rritjes së çmimeve në bursat botërore, atë që ne e bëjmë është në kohë të marrim masa  me të cilat do t’i  mbrojmë qytetarët  që mos të përballen me rritje të mëdha çmimesh”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se kjo është bërë sa i përket  energjisë elektrike, që është me çmim më të ulët në rajon dhe më gjerë, për shkak të vendimeve të Qeverisë për subvencionimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, me të cilin  rreth 80% e çmimit të energjisë elektrike subvencionohet nga shteti.

Kjo ngjarje e arriti qëllimin e saj, ku anëtarëve të OEMVP-së iu mundësua të parashtrojnë çështjet e tyre drejtpërdrejtë deri tek përfaqësuesit më të lartë qeveritar, dhe të njëjtit morën përgjigjet përkatëse. Prezent ishin edhe përfaqësues të bizneseve eminente në vend, kështu duke realizuar edhe këtë aktivet me sukses duke pasur parasysh që bizneset janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme.