Tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë
Tërmet me intensitet prej 7,3 ballëve të shkallës Rihter e ka goditur pjesën verilindore të Japonisë.
Për momentin nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëme materiale, por është lëshuar paralajmërim për cunami të mundshëm.
Rreth dy milion shtëpi mbetën pa energji elektrike, kumtoi kompania elektro-energjetike e Tokios – TEPKO.
Agjencia japoneze meteorologjike kumtoi se epiqendra e tërmetit është 60 kilometra nën deti.
Tërmeti ka goditur zonën e njëjtë ashtu si në vitin 2011, që atëherë ishte me intensitet prej nëntë shkallë.

