KSI propozon heqjen e maskave për nxënësit filloristë, në lokalet me ambiente të hapura nuk duhet çertifikatë
Shkup, 16 mars – Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje të rregullt ku janë shqyrtuar mundësitë për lirimin e masave kundër Covid, informon Zhurnal.
Nga KSI njoftojnë se kanë propozuar heqjen e maskave për nxënësit e shkollave fillore, por të njejtën do të duhet ta bartin mësimdhënësit.
Propopzimi i dytë është për kapacitetin e objekteve të mbyllura ku deri tani kufizimi i personave prezent në ato objekte ishte deri në 50% e tani do të rritet në 75%. Bëhet fjalë për objekte si teatro, salla të ndryshme.
Ndërsa propozimi i tretë ka të bëjë me çertifikatat e vaksinimit që të njejtat të mos kërkohen nëpër restorante apo kafene, të cilat kanë ambiente të hapura të lokalit. Në ambiente të mbyllura, çertifikata përsëri do të kërkohet.
Sa i përket mbajtjes së maskës te fëmijët filloristë, propozimi nuk do të thotë se nxënësit nuk guxojnë të mbajnë maska, gjegjësisht nëse dikush dëshiron të mbajë maskë, kjo nuk do t’i ndalohet.

