Kovaçevski paralajmëron ribalancim të buxhetit
Shkup, 16 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se po punohet për ribalancim të buxhetit, i cili pritet në kushte krize.
“Ky është viti më me krizë në Evropë dhe në botë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është normale që buxheti të ribalancohet. Në Ministrinë e Financave, shërbimet po punojnë për përgatitjen e ribalancit. Nuk është një proces i thjeshtë. Ajo do të bëhet përmes procedurës së paraparë me ligj dhe kur të jetë në rend dite do të vihet në Qeveri dhe Kuvend, tha Kovaçevski pas inspektimit të aktiviteteve për fillimin e procesit të pastrimit të lindanit nga deponia e vogël në rrethin e fabrikës “OHIS”.
Sa i përket huamarrjes, Kovaçevski theksoi se ajo tashmë është e paraparë në buxhet në vlerë prej 600 milionë euro dhe me shumë një pjesë do të bëhet në tregun e jashtëm dhe një pjesë në tregun e brendshëm.
Qeveria, siç shtoi Kovaçevski, është në kontakt të vazhdueshëm me Bankën Popullore të vendit sepse në kushtet kur ka inflacion të importuar botëror, politika monetare dhe fiskale duhet të koordinohen dhe harmonizohen njëra me tjetrën.
Për borxhin publik Kovaçevski tha se vitin e kaluar borxhi publik është ulur në 59,9 për qind, por këtë vit për shkak të krizës aktuale do të rritet

