Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”/ Prokurori kërkon të dënohen të akuzuarit: E dëshmuam se kanë kryer veprat penale

Shkup, 16 mars – Gjykata t’i shpallë fajtorë Bojan Jovanovskin, Frosina Remenskin, Jasna Ercenoviq, Mile Jovanovskin dhe Hristina Bllazhevskën, ka kërkuar Prokuroria sot në seancën për Lidhjen Ndërkombëtare, informon Zhurnal.

Prokurorja Ivana Trajçeva pohon se ka dëshmuar fajësinë te të gjithë të akuzuarit. Ajo në seancë ka dëgjuar fjalët përfundimtare të cialt i shkroi për “Lidhjen Ndërkombëtare” e të cilat i prezantoi kolegu i saj Trajçe Pelivanov.

“Propozoj gjykata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë për veprën e kryer penale. Propozoj gjykata t’i urdhërojë të mbulojnë dëmin që është shkaktuar gjatë kryerjes së veprës penale”, ka theksuar Pelivanov.

Sipas tij, Jovanovski ka premtuar ndërtimin e shtëpive të pleqve, dhe nuk ka planifikuar të realizojë projektet.

“Gjatë procedurës u dëshmua se të akuzuarit kanë kryer veprat. Kjo procedurë udhëhiqet për një shoqatë humanitare dhe udhëheqësinë e saj, humaniteti i të cilëve ngeli vetëm në letër, ndërsa ndodhi mashtrim. Mashtrimi është për interesat personale të Bojan Jovanovskit, njeriut të parë i kësaj shoqate. Ai është ndihmuar nga njerëz tjerë. Gjithçka që kanë bërë e kanë bërë së bashku. Si do të mashtroni dikë t’u paguajë 719,905 euro, nëse pas jush nuk ka dikush që ka përvojë shumë vjeçare në këto punë. Janë vendosur njerëz të afërt të Bojan Jovanovskit”, tha Pelivanov.