Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 16 mars – Moti do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, sidomos në pjesët perëndimore. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta shiu në pjesët verilindore dhe lindore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësitë do të shtohen, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Të enjten do të ketë vranësira të shtuara me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë ditën e premte dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të ndryshueshme me borë të dobët lokale të kohëpaskohshme. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe sërish do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.