Situata me pandeminë vazhdon të qetësohet, masat ende nuk mund të hiqen
Shkup, 15 mars – Numrat e të infektuarve të rinj dhe rasteve aktive të Kovid-19 në vend vazhdojnë të bien. Sipas analizave serologjike treguan se 86 për qind e të vaksinuarve dhe 75 për qind e të pavaksinuarve të cilët e kanë kaluar Kovid-19, kanë imunitet, por kompetentët konsiderojnë se ende është herët të flitet për lehtësim shtesë së masave.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali është optimist për gjendjen e përgjithshme te ne, por nuk është optimist për masat. Ai dje shpjegoi se shtetet të cilat i kemi reper, indikatorët ishin më të ulëta se tonat, ndërsa janë të vaksinuar mbi 80 për qind, ashtu që edhe imunizimi natyror edhe ai artificial tek populli nuk është garanci se nuk do të kthehet situata paraprake
“Për fat të keq ne ende jemi në kufi midis zonës së verdhë dhe të gjelbër, më shumë shkojmë drejt zonës së verdhë. Më nuk është tregues vetëm numri i të infektuarve të rinj, është shumë me rëndësi në 100.000 banorë sa janë të infektuar të rinj, sa janë të hospitalizuar dhe sa janë me pasojë nga kjo. Edhe indikatori për hospitalizim dhe për të infektuar të rinj është pozitiv. Shpresoj se këtë javë do të biem në zonën e gjelbër, megjithatë nëse ne jemi të gatshëm për t’i liruar këto masa nuk jam i sigurt dhe do të duhet të shohim çka do të vendosim të mërkurën në takimin e Komisionit!”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë.
Dëshiroj, theksoi ministri, më shumë se ju të jem i pari që do të paralajmëroj se prej nesër jemi pa maska dhe sigurisht do të mbahem mend për atë deklaratë, megjithatë situata nuk është aq pozitive për të thënë se prej sot jemi të lirë.
“Nga njëra anë janë dëshirat, dhe nga ana tjetër janë numrat realë që i marrim. Si Ministri e Shëndetësisë, Institut për shëndet publik dhe Komision për sëmundjeve infektive, e monitorojmë situatën jo vetëm në vend, në rajon dhe më gjerë. Kemi katër vende që janë pikë referimi si vendet e para që lëshuan masa. Sot ka një rikthim bumerang në gjendjen e tij origjinale. Të gjithë jemi dakord që nuk do të rrezikonim të bënim një lëvizje të tillë për ta lehtësuar atë dhe për t’u kthyer në atë të mëparshmen. Këtë javë, në një mbledhje të Komisionit për Sëmundjet Infektive të planifikuar për të mërkurën, do të shohim se si është situata epidemiologjike në vend”, tha Sali.
Përndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 1.176 testime, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja me Kovid-19, tre të vdekur dhe 363 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
dhe Ohër nga 6, Prilep – 5, Strumicë – 4, Kumanovë dhe Gostivar – nga 2, si dhe në Tetovë, Shtip, Koçan, Strugë, Gjevgjeli, Radovish dhe Dellçevë nga 1.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.923.358 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 301.583, numri i të shëruarve është 290.617, numri i të vdekurve është 9.150 dhe numri i rasteve aktive është 1.816.
Në botë, numri i të infektuarve me Kovid-19 ka mbërritur në 459 milionë, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur mbi gjashtë milionë njerëz.

