Konflikti në Ukrainë, Çupi: I sigurtë evakuimi i shtetasve tanë
Shkup, 12 mars – Nga gjithësej 100 shtetasit tanë të cilat kërkuan ndihmë nga shteti për tu evakuar nga zonat e luftës në Ukrainë, 50 prej tyre janë kthyer vetë para përshkallzimit të situatës dhe invazionit rus, 25 aktualisht janë duke transituar përgjatë korridoreve të sigurta për tu evakuar, ndërsa 25 të tjerë janë ende të ngujuar në zonat e luftës. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës“ në TVM2 ministri pa resor i angazhuar për diasporën Xhemail Çupi, sipas të cilit, deri në këto momente të gjithë shtetasit tanë janë në gjendje të mirë.
“…Ata 25 qytetarë kanë kaluar nëpër korridoret të cilat janë hapur prej shtetet fqinje sepse në bazë të NATO-s shtetet fqinje e kanë marr për sipër obligimin që të kujdesën për të gjithë qytetarët e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që do të thotë se, sa është hapur një korridor menjëherë janë futur qytetarët e shtresave të ndryshme. Këto 25 të cilët kishin filluar rrugëtimin deri ku kanë mbërijë ata? – Ata janë deri në koridore të sigurta. E kanë braktikusr Ukrainën? – Janë në korridore të sigurta kjo do të thotë se bëhet fjalë për informarmacione të cilat janë konfidenciale…”, Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporë.
Çupi: Po bëhen përgatitje për pranimin e refugjatëve
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përfaqësive diplomatike konsulare janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët tanë në Ukrainë. Në mesin e 50 qyterëve në Ukrainë ka stundentë, familjarë dhe qytetarë tanë të cilat më herët punonin në Ukrainë. Autoritetet e RMV-së në bashkëpunim me NATO-n dhe shtetet fqinje përrreth Ukrainës, po punojnë për ti kthyer ata në vendlindje, por, kthimi i tyre do të varet nga mundësia e korridoreve të cilat do të jenë të hapura.
“…Deri tani katër deri në 5 koridore kanë qenë të hapura por nuk do të thotë se ata janë korridore statike që dihen botërisht. Bëhet fjalë për çështje shumë konfidente sepse siç thash nuk duhet ti jetë e njohur nga pala ruse eventualisht të mos bëhetë cakë i sulmeve. Kjo nënkupton që korridoret anësore nuk janë korridore të rrugës së asfaltuar, por bëhet fjalë për korridore shumë të fsheura me qëllim që qytetarët të jenë të sigurta në daljen e tyre..”, tha Çupi.
Çupi thotë vendi aktualisht po përgatitet edhe për pranimin e një valë eventuale të refugjatëve ukraniës dhe se për momentin po rishqyrtohen të gjitha kapacitetet që ka vendi në dispozicion për strehimin e tyre të përkohëshëm në RMV-në.

