Benzina më lirë për 6,50 denarë, nafta për 9 denarë

Shkup, 12 mars – Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të zvogëlohen për 6,50 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) më lirë për nëntë denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE)

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 86,50 denarë, EUROSUPER BS-98 për 88,50 denarë, EURODIESEL (D-E V) për 88,00 denarë dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 83,50 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,345 denarë dhe kilogrami do të kushtojë 60,914 denarë.

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimeve të Ujit (KRE) llogarit ndryshimin e akcizave dhe normave të TVSH-së me çmime të reja më të ulëta.

Kuvendi mbrëmë vonë në mënyrë unanime miratoi në procedurë të shkurtuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat.

Pas ndryshimeve ligjore të miratuara në Kuvend dhe vendimeve të miratuara të Qeverisë, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe për Shërbime të Ujit (KRE) pritet të miratojë kornizë për çmime të reja më të ulëta të karburanteve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut dje në seancën e 27-të, në bazë të ndryshimeve të pranuara në Ligjin për akciza në Kuvend, miratoi vendimin për përcaktimin e llojit të energjensave, afatin kohor dhe llogaritjen e akcizës, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Me këtë vendim mundësohet llogaritja e uljes shtesë të akcizës për benzinën, gazin si lëndë djegëse dhe gazinën si lëndë djegëse për ngrohje në varësi të lëvizjes, përkatësisht rritjes së çmimit të këtyre lëndëve djegëse në tregjet botërore.

Në këtë seancë u miratua Vendimi për përcaktimin e llojit të mallit dhe afatit të aplikimit të shkallës preferenciale tatimore, pasi Kuvendi me propozim të Qeverisë miratoi ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Ky vendim mundëson aplikimin e normës tatimore preferenciale prej 10% për tregtinë dhe importin e karburanteve, për një periudhë të caktuar kohore në kushte të caktuara.