Trafiku nëpër disa vende të lagështa, rruga e pakalueshme mes fshatrave Rankovc dhe German për shkak të borës
Shkup, 11 mars – Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Siç njoftojnë nga LAMM, nga ora 7:00 në ditën 10.03.2022, rruga rajonale R-2248 fshati Rankovcë – fshati German, në shtegun nga fshati Pëklishte deri në fshatin German, Komuna e Rankovcës është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve motorike, për shkak të reshjeve të borës.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

