Në Kodrën e Diellit -14 gradë dhe 64 centimetra borë

Shkup, 10 mars – Mëngjes më i ftohë është në Kodrën e Diellit ku janë matur -14 gradë, në Mavrovë është -12, Krushevë -10, Berovë dhe Kriva Pallankë -7, Manastir dhe Ohër -6, Prilep -5, Shtip dhe Demir Kapi -4, Strumicë dhe Kumanovë -3. Shkup dhe Tetovë -2, Gjevgjeli -1 dhe në Dojran zero gradë.

DPHM informon se në Kodrën e Diellit ka 64 centimetra borë, në Krushevë 62, ndërsa në Mavrovë 52 centimetra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup do të mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë nga  drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsius.