Takim për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në prokuroritë publike
Shkup, 9 mars – Me iniciativë të drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve, Ylber Sela është mbajtur takim pune me prokurorin e Prokurorisë së lartë publike në Shkup, Mustafa Hajrullahi dhe me prokurorin e Prokurorisë themelore publike- Shkup, Gavril Bubevski.
Në takim siç ka informuar sot Prokuroria shtetërore publike është diskutuar mbi zbatimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në prokuroritë publike dhe sfidat në implementimin e saj veçmas në aspekt të ekipimit të pamjaftueshëm kadrovik për përkthim dhe lekturim të akteve zyrtare.
“Në këtë rast janë dakorduar aktivitetet që duhet të ndërmerren për shkak të tejkalimit të gjendjes së këtillë dhe mundësisë për funksionim të papenguar të këtyre dy prokurorive”, theksohet në kumtesë.

