Duhet patjetër t’i provoni: Palapeta nga dy përbërës! Dhe pa miell
Jeni të fiksuar pas palapetave (krepave të hollë), të gatuar në mënyrën e duhur… thjeshtë në pak minuta? Por, kësaj radhe – pa miell.
Për tetë palapeta ju nevojiten:
▪ 20 g djathë krem
▪ 4 vezë
▪ sipas dëshirës mund t’i shtoni kanellë, kakao dhe sheqer vanilje
Përgatitja:
Përzieni vezët dhe djathin krem në blender. Nëse nuk keni blender, mund të përdorni mikserin.
Përbërja patjetër duhet të bëhet krejt e lëmuar.
Pastaj lëreni të qëndrojnë një minutë derisa vaji në tavë të nxehet.https://a6a62cf123f7e367aa3942fe69c00248.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Piqni palapetat (krepat) derisa të skuqen dhe mbushni me yndyrë apo përbërës të tjerë të cilët i preferoni.
Ju bëfshin mirë.

