Taravari: Edhe pse numri i votave na është ulur, ne kemi ide si ta mposhtim BDI-në
Shkup, 9 mars – Çdo ditë jam në punë në Gostivar, edhe të shtunën e të dielën, por vetëm të mërkurave punoj si mjek në Qendrën Klinike, thotë Arben Taravari, kryetar i Gostivarit, transmeton Zhurnal.
“Në komunë punohet, përgatiten projekte të reja, por kemi problem me shtrenjtimin e rrymës që nuk do të na ndalë për më tej”, thotë Taravari.
Ai paralajmëron se kongresi ku do të duhet të zgjedhet lideri i ri i partisë n ëvendin e Ziadin Selës, do të mbahet më 27 mars.
“Nëse Sela kandidon, unë nuk do ët kandidohem dhe ai do ta ketë mbështetjen time, por nëse nuk e bënë këtë, do të mendohem. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”, thotë Taravari.
Aleanca për Shqiptarët nuk kaloi mirë në zgjedhjet lokale. Janë bërë analiza për këtë thotë Taravari, dhe shton se është ulur numri i votave nga viti 2020 deri në vitin 2022. Taravari komenton se është ndryshe dalja në zgjedhje lokale dhe ndryshe në ato parlamentare, ndërsa partia e tij ëstë e vetëdijshme për gabimet që ka bërë dhe do t’i përmirësojë. Ai thotë se partia e tij është shtylla e interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe kanë ide si ta mposhtin BDI-në në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me partitë tjera sepse qëllimi i tyre është ndryshimi i bllokut shqiptar.//Zhurnal.mk

