Wenger pretendon se Fabinho “mashtroi” tek ndërhyrja, për të përjashtuar Sanchezin
Fabinho është akuzuar për ‘mashtrim’ për të përjashtuar sulmuesin Alexis Sanchez, pasi Liverpooli eliminoi Interin nga 1/8-ta e Ligës së Kampionëve.
Interi e dinte se po përpiqej pothuajse të pamundurën për të kaluar në çerekfinale, pasi kishte humbur me dy gola epërsi në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë shkoi pa e shqetësuar shumë Alissonin me incidentin më të rëndësishëm që ishte ndërhyrja e Sanchezit ndaj Thiago Alcantaras, për të cilën shumë menduan se duhej të ishte një karton i kuq.
Skuadra e Simone Inzaghit më pas u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes golit të bukur të Lautaro Martinez, por sapo u kthyen në lojë, ata dolën ‘jashtë saj’.
Sanchez u përjashtua me të vërtetë, vetëm një minutë pas golit për një karton të dytë të verdhë, këtë herë për ndërhyrje ndaj Fabinhos, por shumë menduan se ndëshkimi ishte i ashpër, pasi ai fitoi topin në fillim.
Wenger shkoi më tej në beIN Sport, duke akuzuar Fabinhon për ‘mashtrim’ për të përjashtuar kundërshtarin e tij, duke pretenduar se braziliani ‘aktroi’ më shumë sesa duhej për ta bërë ndërhyrjen të duket e ashpër.

