Shteriev: Lufta në Ukrainë kapi investitorët e bursave

Shkup, 8 mars – Lufta në Ukrainë kapi investitorët e bursave ndërkombëtare, ndërsa korrelacioni psikologjik reflektohet edhe në bursën tonë, porositi sot Ivan Shteriev, drejtor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë SHA Shkup.

“Historikisht investitorët në të kaluarën shumë rrallë parashikonin se do të kishte ndonjë konflikt ushtarak. Me siguri arsyeja për këtë është që investitorët në përgjithësi jan njerëz racional me orientim në fushën ekonomike, për të bërë disa fitime dhe nuk besojnë se dikush do të gjenerojë konflikte të tilla ushtarake. Prandaj, konflikti ukrainas definitivisht i kapi investitorët e bursave botërore, ndërsa korrelacioni ekziston edhe me bursën tonë”, deklaroi Shteriev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në ngjarjen “Të bëjmë thirrje për barazi gjinore”, që Bursa e Maqedonisë e realizon në suaza të Nismës së federatës botërore të bursave.

Siç theksoi tregtimi i bursave në nivel global dhe rajonal, por edhe në nivel lokal këtë vit zhvillohet në rrethana mjaft komplekse dhe të ndjeshme me një mjedis specifik.

“Kjo është shkaktuar nga shumë faktorë ekonomik, por edhe politik, Faktorët ekonomik ishin për pritje, kishte parashikime të ndryshme se çka do të ndodh me inflacionin, çka do të ndodh me normat e interesit, si do të jetë rritja ekonomike, por ajo që befasoi janë faktorët joekonomik. Faktorët joekonomikë prisnin se si do të ndikonte ecuria e mëtejshme e pandemisë, por ajo që i kapi investitorët në bursat ndërkombëtare dhe ka një korrelacion të madh psikologjik do të thosha në bursën tonë me atë që po ndodh në bursat e huaja është pikërisht lufta në Ukrainë”, potencon Shteriev.

Ai potencoi se, pas rritjes shumëvjeçare të çmimeve në bursat botërore këtë vit shkaktoi të ketë rënie dyshifrore të bursave më të mëdha siç janë DAKS ose DAUXHONS.

“Në rajon rënia e bursës sonë është diku minus 5%, në Bullgari, Kroaci, Slloveni me minus 6%, minus 7%, minus 11%. Do të thotë të gjitha bursat reaguan në faktorin joekonomik – konflikt ushtaral, i cili është më vështirë i parashikueshëm se çka do të ndodh, ndërsa tregtimi me aksionet është vlerësim i sotëm faktik i investitorëve “kesh flou” që do të kenë kompanitë në të ardhmen. Në kushte të tilla është normale që investitorët gjithkund në vendet e huaja dhe tek ne të jenë më të kujdesshëm, disa prej tyre të shesin edhe pse nuk planifikonin të shesin etj”, tha Shteriev.