Grabitet një bankë në Qendër të Shkupit, kishte dhe gjuajtje me armë
Shkup, 8 mars – Rreth orës 12:30 sot në Kapishtec në Qendër është grabitur një ekspoziturë e bankës. Tanimë tre orë qendra e Shkupit është e stërmbushur me polici, ndalohen vetura dhe po kontrollohen, ndërsa kontrolle të shtuara ka edhe në disa rrugica tjera. Gjatë grabitjes është gjuajtur edhe me armë, transmeton Zhurnal.
“Është paraqitur se nga një ekspoziturë e bankës në Qendrë të Shkupit, tre persona me kërcënim të armëve nga ët punësuarit kanë marë të holla, me çka në vendngjarje njëri prej grabitësve ka gjuajtur me armë”, thonë nga MPB për A1on.
Nuk dihet ende shuma e saktë e parave që është vjedhur. Persona të lënduar nuk ka. Po ndërmeren masa për zbardhje të rastit.//Zhurnal.mk

