Konkurs për “Çmim nga Bashkimi Evropian për Gazetari Investigative”
Shkup, 8 mars – Hapet konkursi për storje investigative nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi për “Çmimi vjetor të Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative”, në fushat të lirisë së shprehjes, sundimit të së drejtës, transparencës, keqpërdorimit të fuqisë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe krimit të organizuar.
Çmimi i parë i konkursit në të cilin mund të paraqiten të gjithë gazetarët të cilët kanë publikuar storje investigative në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2021 do të jetë 5.000 euro,i dyti, 3.000, ndërsa çmimi i tretë 2.000 euro. Afati i fundit për aplikim është 10 prilli i vitit 2022.
Mund të aplikohen vepra nga individë apo grup të gazetarëve nga të gjitha format e gazetarisë apo emetohen në media në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, shqipe, në një nga gjuhët e komuniteteve apo një nga gjuhët botërore.
Çmimet janë vijimësi e Çmimeve të BE-së për Gazetari Investigative në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi dhe janë pjesë e projektit “Fuqizimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi’ i administruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BiH) në partneritet me shtatë organizata mediatike.
Juria e Çmimeve të BE-së përbëhet nga ekspertë të medias, disa prej të cilëve nga partnerët e projektit, si dhe anëtarë të tjerë si janë redaktorë, profesorë universitarë dhe gazetarë me merita.

