Në janar eksport prej mbi 500 milionë euro
Shkup, 8 mars – Nga vendi në muajin janar janë eksportuar mallra në vlerë prej 546.045.000 euro, që është rritje prej 3,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 806.610.000 euro, që është rritje për 29,3. për qind.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, deficiti tregtar në muajin janar arriti në 260.565.000 euro, ndërsa mbulimi i importeve me eksporte ishte 67.7 për qind.
Pjesën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët e transportuesve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e përcjellësve të ndezjes për automjete, avionë ose anije dhe ferronikel, ndërsa pjesën më të madhe të importeve e zënë energjia elektrike, vajrat e naftës dhe metalet nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre.
Në këtë periudhë më së shumti tregtoheshin Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Bullgaria dhe Serbia.

