Bekteshi: Disa markete nuk kanë ndryshuar çmimin e bukës, ftojmë edhe tjerët të ndjekin shembullin
Shkup, 8 mars – E mbështesim vendimin e një pjese të zinxhirëve të marketeve në vend për t’i mbajtur çmimet e bukës prej 25 deri në 27 denarë, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk
“Në këtë krizë globale, disa nga marketet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe ai mbetet nga 25-27 denarë. U bëj apel edhe marketeve të tjera që të ndjekin këtë shembull në kohë krize për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve. Ndërsa, Qeveria po përgatit masa për të zbutur krizën”, thekson Bekteshi.
Paraprakisht, zinxhiri i supermarketeve “Kiper” njoftoi se çmimin e bukës do ta mbajë prej 25 dhe 27 denarë.
Në njoftimin e “Kiper”-it qëndron se çmimi i bukës do të mbetet i pandryshuar për një periudhë të gjatë.

