Fillon skriningu i organizuar për detektim të ri të kancerit të qafës së mitrës
Shkup, 8 mars – Ministria e Shëndetësisë fillon me skrining të organizuar për detektim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Për caktim të kontrollit parandalues, prej sot është në dispozicion ueb-platforma skrining.mk.
Sipas Ministrisë, ueb-paltforma skrining.mk është e lidhur direkt me sistemin Termini Im dhe gjinekologu amë menjëherë merr informacion për pacientë të regjistruar, pas çka i njofton pacientet se në cilin termin është caktuar kontrolli.
Sipas orarit të paraparë në planin për testim PAP, gjinekologu amë ju bën thirrje grave, duke i informuar për datën dhe orën e saktë se kur duhet të bëhet testi PAP.
Këtë vit janë ndarë afërsisht 11 milionë denarë për këtë nënprogram në kuadër të Programit për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje.
“Në kuadër të angazhimeve për mbrojtje të shëndetit femëror, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas informojmë se fillojmë me skrinig të organizuar për detektim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Skriningu i organizuar këtë vit përfshin femrat e moshës prej 36 deri në 45 vjeç, të cilat nuk kanë bërë PAP test në tre vitet e fundit. Ekzaminimi në kuadër të këtij skrining për këtë grupmoshë është falas.
Rekomandim i OBSH-së është që gratë e përfshira në skrining të jenë të ndara në tri grupmosha: prej 4-35, 36-45 dhe 46-61 vjet. Intervali i zbatimit të skriningut është tre vjet, që të përfshihen të gjitha grupmoshat.
“Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit tek femrat në mbarë botën, dhe në vendin tonë mesatarisht çdo vit diagnostikohen rreth 150 gra me kancer të qafës së mitrës”, tha Ministria.
Aplikacioni për denoncim është në dispozicion në https://skrining.zdravstvo.gov.mk/paptestapplication?fbclid=IwAR0RTatOt6bQsIdb0RsT-zQy1k2zpWYEMWMOYi3GU2vhM6DBSgHhhwP9th0.

