Arsimi i fëmijëve në Shtëpinë Edukative-Përmirësuese kërkon një zgjidhje sistematike
Tetovë, 8 mars – Çdo minoren i cili është në moshën kur arsimi është i detyrueshëm ka të drejtë në aftësim arsimor dhe profesional. Tash e disa muaj askush nuk i edukon dhe arsimon fëmijët në konflikt me ligjin të cilët i nënshtrohen masës “dërgim në shtëpi edukative-përmirësuese” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Drejtësisë thekson se në muajin shtator kanë dërguar shkresa në Ministrinë e Arsimit, nga ku, thonë se këtë vit presin që procesi arsimor të vazhdojë.
Por, viti kalon, po vazhdon simestri i dytë shkollor, dhe të mbrojturit në Shtëpinë Edukative-Përmirësuese – Tetovë, ku këtë masë e vuajnë djem dhe të mbrojturia, të cilët e kryejnë këtë masë në ambientet e përshtatura në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Idrizovë, nga shtatori e deri më tani janë ende pa mësim.
Detyrim i SHEP-së është që të sigurojë kushtet për arsimin fillor në vetë institucionin dhe Ministria e Arsimit është përgjegjëse për zbatimin e procesit.
Gjatë vizitës së MIA-së në Shtëpinë Edukative-Përmirësuese për djem në Tetovë, ku strehohen 21 të mbrojtur dhe në repartin në INPV-Idrizovë, ku aktualisht kjo masë mbështetet nga tre të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeçare, MIA pati rastin të bisedojë me të dënuarit që shprehën dëshirën për të mësuar dhe deklaruan se u mungon procesi arsimor dhe besojnë se ngecja në të ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Prej disa muajsh nuk zhvillohet asnjë mësim në këto institucione. Ngjyrimi është aktiviteti i vetëm i tre minorenëve të vendosur në kushte të papërshtatshme në Idrizovë, kurse klasat përkatëse në SHEP-Tetovë janë bosh që nga shtatori.
Sipas të dhënave të marra nga MIA, një grup i madh i fëmijëve të moshës 12 deri në 13 vjeç të vendosur në SHEP-Tetovë, nuk kanë përfunduar arsimin fillor. Në intervistën me drejtorin, Daniel Antoski, mësojmë se arsimi fillor është zhvilluar në Shtëpi vitin e kaluar. Procesi u organizua si projekt i UNDP-së dhe Ministrisë së Arsimit. Fëmijët, të ndarë në dy grupe, mësuan në dy paralelet, tashmë të zbrazëta, në Shtëpi, në përputhje me testet e mësuesve nga shkolla “Goce Dellçev”, më afër SHEP-së – Tetovë. Aktualisht arsimi fillor është i ndërprerë. Marrëveshja mes UNDP-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka përfunduar.
“Ministria e Arsimit dhe UNDP-ja ndërprenë marrëveshjen e bashkëpunimit. Kam pasur një takim me ministrin e Arsimit javën e kaluar. Kam pasur një takim në të cilin kemi gjetur, mendoj, një gjuhë të përbashkët për ta tejkaluar përfundimisht këtë problem”, tha Antoski për MIA.
Ai theksoi se obligim ligjor i shtetit është që të sigurojë arsimim për këta fëmijë dhe shprehu shpresën se kjo do të zgjidhet së shpejti, madje këtë muaj.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se në përputhje me nenin 8 të Rregullores për mënyrën e përzgjedhjes së shkollës fillore, kriteret më të afërta dhe mënyrën e organizimit të mësimit në institucionet shëndetësore, institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe në shtëpi, thuhet se në Institucionet e vuajtjes së dënimit organizojnë arsimin fillor si pjesë e sistemit të përgjithshëm të arsimit dhe edukimit.
Ministria e Drejtësisë është në pritje të përgjigjes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga shtatori
Ministria e Arsimit, në përgjigjen e pyetjes sonë pse nuk ka ende arsim për fëmijët që janë në kundërshtim me ligjin, u përgjigj se sipas rregulloreve ligjore ata kanë autoritetin për të organizuar një proces edukativ në shtëpitë edukative –përmirësuese dhe dhe ndëshkuese –përmirësuese në vend dhe me kërkesë paraprake të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
“Nga viti i kaluar kalendarik ky proces u zbatua me sukses, me mbështetjen e UNDP-së dhe shkollave që janë më afër këtyre institucioneve, nga ku u angazhua edhe stafi mësimor. Kështu, për fëmijët që janë në SHEP Volkovi, procesi edukativo-arsimor është realizuar sipas planprogrameve eksperimentale të përgatitura nga Byroja e Zhvillim të Arsimit dhe me staf mësimdhënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në fshatin Stençe, Bërvenicë, ndërsa për personat e akomoduar në repartin e femrave në INP Idrizovë është realizuar me staf nga shkolla fillore “Njegosh”, thonë nga atje.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pret që procesi arsimor të vazhdojë pas harmonizimit të plotë të aktiviteteve të palëve të interesuara, përkatësisht institucioneve të përfshira në këtë proces me të cilat, siç thonë ata, aktualisht janë në komunikim intensiv.
Mirëpo, nuk kemi marrë një përgjigje konkrete se kur do të fillojë procesi edukativo-arsimor për fëmijët në SHEP-Tetovë dhe të mbrojturit, të cilët janë të vendosur në INP në Idrizovë, edhe pse pritjet e drejtorit të Shtëpisë në Volkovi janë se mund të ndodhë këtë muaj. Procesi edukativo-arsimor nuk guxon të varet nga projektet që kanë afat të caktuar dhe, siç theksoi Antoski në intervistë, problemi duhet të zgjidhet sistematikisht, një herë e përgjithmonë.
Nga Ministria e Drejtësisë, në pyetjen e MIA-s se pse mungon procesi arsimor në SHEP-Tetovë, për të mbrojturit në Idrizovë tha se Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve me shkresa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në shtator të vitit 2021, ka dorëzuar një kërkesë me lista për përfshirjen e fëmijëve dhe të dënuarve nga institucionet edukativo-përmirësuese dh ndëshkuese-përmirësuese në procesin edukativo-arsimor, por siç thonë ata, “pritet ende një përgjigje nga ky institucion”.
Djemtë nuk kanë arsim por kanë mundësi të mësojnë një profesion, vajzat nuk e kanë as këtë mundësi
Nga vizita e MIA-s u konstatua se mundësitë dhe kushtet që i kanë djemtë në SHEP-Tetovë janë shumë më të mira se ato që kanë vajzat.
Të miturit që qëndrojnë në Idrizovë nuk kanë si dhe ku të fitojnë shprehitë e punës, ndërsa djemtë në SHEP – Tetovë trajnohen për muratorë, bojaxhinj, hidraulikë, punë në kuzhinë e të ngjashme.
Të vetmet shprehi të barabarta që edhe vajzat edhe djemtë fitojnë janë shprehitë bazë të higjienës, higjiena personale dhe higjiena në dhomat ku ata qëndrojnë.
Me zhvillimin personal të djemve në Volkovi punojnë 13 punonjës në Sektorin për Risocializim, ndërsa në Idrizovë i njëjti edukator është përgjegjës për të miturit dhe të gjithë të burgosurit e tjerë në këtë institucion.
Në kohën e lirë djemtë luajnë futboll, basketboll dhe argëtohen me muzikë, ndërsa vajzave u lejohet vetëm shëtitja e kufizuar në oborrin e Idrizovës.
Komiteti i Helsinkit po ashtu thekson se kushtet në departamentin e vajzave në INP Idrizovë janë të tilla që nuk i plotësojnë standardet e nevojshme për plotësimin e masës së dërgimit në në SHEP.
Ata shtojnë se në periudhën e kaluar janë bërë rikonstruksione të ambienteve në të cilat ndodhen për përmirësimin e kushteve materiale, megjithatë kanë më pak mundësi për aktivitete sportive dhe profesionale për të përmbushur kohën e lirë, por edhe risocializimin e duhur.
Problemi me procesin arsimor të këtyre fëmijëve, siç thonë nga Helsinki, është “seriozisht shqetësues”.
“Shqetësim serioz është fakti që procesi arsimor në Tetovë është i ndërprerë, ndërsa në Idrizovë nuk është fare. Duhet pasur parasysh se arsimi është vendimtar për risocializimin e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës pas daljes nga institucioni korrektues”, thonë ata.
Punonjësit socialë dhe gjykatësit rrallë vizitojnë fëmijët e mbrojtur, vëren Helsinki
Vërejtje e Komitetit të Helsinkit është se punonjësit socialë dhe gjyqtarët rrallë herë i vizitojnë fëmijët e mbrojtur në SHEP Tetovë dhe në repartin e vajzave në INP Idrizovë, gjë që sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në procesin e risocializimit të tyre dhe duke pasur parasysh se gjyqtarë janë ata të cilët marrin vendimin se kur fëmijët duhet të ndalojnë së kryeri masën edukative korrektuese.
“Ky vendim nuk duhet të bazohet vetëm në dokumentacionin që SHEP-ja i dorëzon gjykatës kompetente, por është e nevojshme përfshirja e tyre aktive në procesin e përgjithshëm”, thonë ata.
Drejtori i Shtëpisë Edukative-Pëmirësuese – Tetovë, Daniel Antoski, në një intervistë për MIA-n ka thënë se ka gjyqtarë të caktuar që vijnë shpesh dhe siç tha ai, “ose kontaktojmë me telefon ose vijnë në institucion”.
Në pyetjen se kush e bën vlerësimin për kohëzgjatjen e masës nga fëmijët e mbrojtur, ai theksoi se kjo bëhet në bashkëpunim me gjyqtarët.
“Ne u dërgojmë fillimisht një raport gjashtëmujor. Ne jemi ata që tregojmë se si zhvillohet procesi i risocializimit. Ne i japim mendimin tonë gjyqtarit, por kjo nuk do të thotë se propozimi ynë duhet të pranohet nga gjyqtari apo prokurori publik. Mund të mos pranohet, masa të mos revokohet, nëse kështu mendojnë prokurori publik dhe gjyqtari, ose mund të jetë e kundërta, mund të mos pajtohemi me revokimin e masës nëse mendojmë se fëmija nuk i ka plotësuar kushtet”, shpjegon drejtori.
Nga informacionet që disponon Komiteti i Helsinkit, edukatoret në institucionin ku janë akomoduar vajzat që i nënshtrohen masës “shtëpi edukative-korrektuese”, vazhdimisht përpiqen të krijojnë dhe zhvillojnë disa shprehi higjienike, kulturore dhe të punës tek këto vajza, si dhe aspirohet që ato të kenë kontakte të vazhdueshme me familjarët e tyre.
Funksionaliteti dhe kohezioni familjar kushti themelor për formimin e një personaliteti të shëndetshëm dhe të integruar
Kthimi gradual në strukturat sociale të shoqërisë kërkon një qasje serioze dhe angazhim të të gjitha mjeteve dhe masave në dispozicion nga institucionet përkatëse për parandalimin e faktorëve dhe kushteve që çojnë në delikuencën e të miturve.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se edhe pse kushtet në SHEP-Tetovë për momentin janë të mira, duhet të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.
“Kur flasim për kushte, nuk nënkuptojmë vetëm kushtet materiale, por edhe ekspertizën e stafit që punon me fëmijët, procesin arsimor që duhet të zhvillohet pa probleme me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, por edhe përfshirje më të madhe të gjyqtarëve, qendrat për punë sociale dhe agjencitë e punësimit që kanë për obligim që të ndihmojnë fëmijët pas largimit nga institucionet për të fituar aftësi pune dhe për t’u përfshirë aktivisht në tregun e punës”, thonë nga Komiteti.
Ata shtojnë se duke qenë se shumë prej fëmijëve në konflikt me ligjin vijnë nga familje të varfra dhe jofunksionale, mungesa e punës mund të kontribuojë që ata të bien sërish në përplasje apo në kundërshtim me ligjin.
Psikologia Vesna Avramovska, nga Qendra për Çështje Sociale të Qytetit të Shkupit, thekson se sjellja devijante e fëmijëve në konflikt me ligjin më së shpeshti shkaktohet nga kushtet socio-ekonomike në vend, marrëdhëniet familjare, ndikimi i faktorëve të jashtëm në periudhën e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, si presioni i bashkëmoshatarëve, aksesi dhe përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale dhe aktivitetet e pamjaftueshme parandaluese për të parandaluar sjellje të papranueshme shoqërore.
“Familja është grupi parësor më i rëndësishëm në të cilin lind, rritet dhe zhvillohet i riu. Fëmija adopton format e para të sjelljes të pranueshme shoqërore në familjen parësore. Prandaj, funksionaliteti dhe kohezioni familjar është kusht themelor për formimin e një personaliteti të shëndetshëm dhe të integruar”, tha ajo.
Ajo plotëson ndikimin e grupit të bashkëmoshatarëve, sepse, siç thotë ajo, fëmija në këtë fazë zhvillimore duhet të identifikojë dhe pranojë disa modele të sjelljes në grupin e bashkëmoshatarëve dhe thekson se shkolla është mjedisi në të cilin fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës dhe rolin e të gjithë aktorëve në procesin edukativo-arsimor, i cili, sipas saj, është thelbësor në fushën e njohjes dhe parandalimit të delikuencës së të miturve.
Sa i përket stigmatizimit, ajo thotë se ai ndikon negativisht tek fëmijët dhe për këtë arsye është e nevojshme njohja dhe tejkalimi i tij.
Suksesi i rehabilitimit të të mbrojturve në SHEP, siç thotë ai, në masë të madhe varet nga aktivitetet e të gjitha palëve të përfshira në procesin e rehabilitimit.
“Nevoja e të rinjve për mbështetje psikologjike pas largimit nga SHEP është e një rëndësie të veçantë, në mënyrë që të adoptohen modele të pranueshme shoqërore të sjelljes, pranimit dhe integrimit në mjedisin primar dhe parandalimit të sjelljeve të mëtejshme devijuese”, tha ajo.
Avokati, kriminologu dhe filozofi i njohur italian, Çezare Bekaria, në veprën e tij “Mbi krimet dhe ndëshkimet” e vitit 1764, thekson hapur rëndësinë e edukimit për parandalimin e krimit, ku sipas tij është më i sigurti, por në të njëjtën kohë mjeti më i vështiri, për të luftuar krimin është përmirësimi i arsimimit dhe edukimit, i cili bazohet në ndershmërinë dhe luftën për të vërtetën, dhe jo në autoritetin për të arritur vetëm një efekt hipokrit dhe të përkohshëm.
Procesi i risocializimit të fëmijëve që janë në përplasje me ligjin duhet të jetë bazë për vendosjen e të gjitha masave, përfshirë dërgimin e SHEP. Qëllimi i dhënies së masave është të mundësojë përfshirjen e të dënuarve në shoqëri me perspektiva më të mira për qenë i pavarur. Është e nevojshme që fëmijëve si aktorë kryesorë në sjelljen delikuente t’u mundësohet një proces risocializimi i cili do të përfshijë të gjitha ato segmente si edukimi, puna, zakonet e shëndetshme, zhvillimi personal dhe koha e lirë, të cilat do të mundësojnë zhvillim të mëtejshëm të qetë dhe mundësi të barabarta.

