Osmani: Agnesa Rusi, Agron Buxhaku dhe Lubomir Fërçkoski, ambasadorë në Bullgari, Kanada dhe në KB

Shkup, 8 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani informoi se janë konfirmuar propozimet për ambasadorë të vendit në Bullgari, Kanada dhe në KB.

“Pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e presidentit Pendarovski, dua të informoj se janë përcaktuar këto propozime për Ambasadorë: Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë, Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24”, postoi në profilin e tij zyrtare në Fejsbuk.

Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë, vazhdon Osmani në postin, do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.