Vala e lagësht është e mirëseardhur për bujqësinë

Shkup, 8 mars – Vala e lagshtë me vërshime të shiut dhe borës që e përfshiu vendin është e favorshme për bujqësinë. Ato fruta që nuk kanë filluar vegjetacionin, është mirë të jenë ende në një fazë fjetjeje sepse ka ende kohë për temperatura negative.

Sipas agrometeorologëve dimri akoma po vazhdon.

“Nëse mbi të gjitha kushtet e tokës e lejojnë, fermerët duhet të vazhdojnë ndërtimin e pemishteve apo vreshtave të reja, si dhe krasitjen e frutave dhe hardhive, punë që ende nuk ka përfunduar plotësisht kudo”, rekomandon DPHM.

Sipas agrometeorologëve, reshjet e shiut janë të mirëseardhura në këtë periudhë.

“Në thelb, kushte të tilla moti, si javën e kaluar, duhet të kemi në këtë periudhë të vitit – mot të ndryshueshëm me reshje shiu dhe bore, gjatë të cilit atmosfera u ftoh, me temperatura ditore më të ulëta, që ngadalësuan zgjimin pranveror të frutave, me përjashtim përgjatë lumit të Vardarit dhe pjesëve jugore ku lulëzojnë ose kanë qenë në fillim të lulëzimit bajamet, kumbullat dhe kajsitë”, thonë nga DHPM