Për vozitje të shpejtë shqiptohen 202 sanksione
Shkup, 8 mars – Gjithsej 202 shoferë janë sanksionuar në aksionin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të zbatuar në territorin e tërë shtetit, me qëllim të zbulimit të automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Siç informoi MPB, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, 118 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 84 jashtë vendbanimeve.
“Kontrollet e përforcuara aksionale vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloreve dhe bashkarisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesë.

