LSM me rastin e 8 Marsit: Barazi dhe pozitë të barabartë në shoqëri, pa stereotipa dhe paragjykime
Shkup, 8 mars – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë duke e uruar Ditën ndërkombëtare të gruas kërkon barazi pa diskriminim gjinor ose çfarëdo tjetër.
“Stereotipat dhe kuptimet tradicionale retrograde ende janë të pranishme edhe pa arsye të justifikuara gratë janë më pak fuqi e dëshiruar e punës në tregun e punës, më pak gra janë në funksione udhëheqëse dhe në organe përfaqësuese, kjo natyrisht negativisht reflekton në zhvillimin gjithëpërfshirës të shtetit sepse ne gratë jemi pothuajse gjysma e popullatës, ndaj të cilës kanë të bëjnë këto qëndrime diskriminuese. Angazhohemi me vendosmëri për barazi dhe pozitë të barabartë në shoqëri, pa stereotipa dhe paragjykime vetëm kështu do të arrijmë zhvillim më të shpejtë dhe marrëdhënie dinjitoze në shtet me respektim të plotë të të drejtave të njeriut”, thuhet në urimin e LSM-së.

