Gratë e festojnë 8 Marsin, barazia ende vetëm në mënyrë deklarative
Shkup, 8 mars – Mohimi i të drejtave të grave, diskriminimi dhe dhuna, pjesëmarrje më të vogël në politikën dhe në funksionet udhëheqëse, paga më të vogla për vende të njëjta të punës, më shumë punë joformale dhe pa pagesë, janë një pjesë e punëve me të cilët sot ende përballen gratë. Ata sot e festojnë 8 Marsin, si dita e luftës për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat, por në praktikë situatat e tregojnë të kundërtën.
Sot, numri i grave në funksione drejtuese është ende i vogël dhe ato nuk janë të përfaqësuara drejt në strukturat vendimmarrëse. Përveç kësaj, ka ende një hendek në paga mes burrave dhe grave, gjegjësisht gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.
Prandaj nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESB) kërkon që në vend të urimeve dhe dhuratave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Qeveria të marrë masa konkrete për të kapërcyer hendekun gjinor dhe problemet me të cilat ballafaqohen gratë në shumë fusha.
Në manifestimet e djeshme të organizuara me rastin e 8 Marsit të gjithë dërguan mesazhe për respektim më të madh të të drejtave të grave dhe fuqizimin e saj ekonomik.
Shoqata e grave afariste të Maqedonisë së Veriut kërkoi që shteti të mundësojë kushte më të mira për fitimin e pavarësisë ekonomike të grave, si bazë për pavarësinë e tyre gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e një segmenti të barabartë në shoqërinë në tërësi.
Me rastin e sloganit “Varfëria ka fytyrë të femrës” për sot në Shkup është paralajmëruar Marshi i gjashtë për të drejtat e grave. Në të, siç thonë organizatorët, së bashku do të jepet mesazh se edhe krahas asaj që gratë janë gjysma e barabartë e popullatës në vend, ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta.

