Knaus: BE-ja duhet sivjet t’i fillojë negociatat me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lëvizë brenda rrethit

Shkup, 7 mars – Bashkimi Evropian duhet të dërgojë një vizion pozitiv për rajonin, ku do të thotë se të gjashtë vendet mund të bëhen pjesë e kësaj zone të stabilitetit në pesë vitet e ardhshme. Dhe se do të fillojmë negociatat me të gjashtë këtë vit, tha sonte Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), duke komentuar se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian për Ballkanin në këtë situatë me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin Telma, Knaus tha se nëse e marrim parasysh se anëtarësimi i plotë në pesë vitet e ardhshme është i pamundur për këto gjashtë vende, sepse nuk ka pajtim për këtë në BE, atëherë të paktën Unioni duhet t’i lejojë ata që të punojmë shumë për t’iu bashkuar tregut të vetëm, katër lirive, për të mos pasur kufij mes Evropës dhe vendeve të Ballkanit.

Kjo do të mjaftojë për ta bërë luftën të paimagjinueshme. Kjo duhet të publikohet tani. Atëherë liderët në rajon do të kenë një zgjedhje. A do të zotohen për këtë apo, siç janë disa tani mënjanë, do të luajnë sërish me nacionalizmin e së kaluarës”, vlerësoi Knaus.

Në lidhje me perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe përsëritjen e ambasadorëve të BE-së se vendi fillimisht duhet të zgjidhë kontestin me Bullgarinë, e më pas të fillojë negociatat, Knaus thotë se Unioni vazhdimisht lëvizë në rreth.

Sipas tij problemi është në BE dhe procesin i cili nuk funksionon.

Lidhur me nismat për start të shpejtë të negociatave me Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, Knaus thotë se kjo nuk është e sinqertë nga BE-ja, pasi që Brukseli nuk ka politikë për Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

“Do të thosha të jem konkret, sepse ky është një moment rreziku i madh dhe BE-ja dhe liderët e saj në çdo demokraci përballen me një kërcënim real nga diktatura ruse e Putinit. Çfarë duhet të bëjë BE-ja? Çdo demokracie duhet t’i ofrohet diçka e besueshme. Një integrim që do të thotë diçka që do të ndryshojë situatën. Jo lojë, siç po luan tani BE-ja me Serbinë dhe Malin e Zi. Prandaj, mendoj se është e qartë se Ukraina nuk do të anëtarësohet në BE. Unë do ta konsideroja një gjë të mirë nëse BE-ja i jep Ukrainës statusin e kandidatit. Por fillimisht BE-ja duhet t’i japë statusin kandidat Bosnjës dhe Kosovës”, përfundon Knaus.