Mjegull në aksin nga Shipkovica në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Strazhë
Shkup, 7 mars – Për shkak të mjegullës, sonte është zvogëluar dukshmëria nga 30 në 50 metra në rrugën nga fshati Shipkovicë për në Kodrën e Diellit, ndërsa në qafën malore Strazhë dukshmëria është zvogëluar nga 50 në 100 metra, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Në rrugët e tjera qarkullimi zhvillohet në rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më të larta në rrugë ka mbetje bore.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar.

