Ministrja Petrovska u takua në Londër me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç
Shkup, 7 mars – Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot pasdite në Londër kishte takim me përfaqësuesin special britanik për Ballkanin Perëndimor, ser Stjuard Piç, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Evropë.
“Maqedonia e Veriut, pas tre dekadash, u bë anëtare e plotë e Aleancës edhe atë në një moment vendimtar për sigurinë evropiane. Fakti që vendi ynë është aleat i NATO-s për gati dy vjet është një nga mjetet më të rëndësishme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ballkani, ndërsa veçanërisht Ballkani Perëndimor janë stabil dhe paqësor dhe ky mbetet përkushtimi ynë”, theksoi Petrovska.
Në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Federata Ruse, Petrovska tha se veprimet ushtarake duhet të ndalen menjëherë dhe se Ukraina ka mbështetjen e plotë të vendit tonë.“Sir Stjuart Piç, i cili së fundmi bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut që nga marrja e detyrës si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, përshëndeti unitetin e vendeve që qëndruan në mbështetje të paqes, kundër luftës. Në kuadër të situatës aktuale të sigurisë në Evropë, ai theksoi se nuk duhet lejuar që Ballkani Perëndimor të ketë çështje të hapura nga pikëpamja e sigurisë dhe të jetë subjekt i ndikimeve të jashtme, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Vizita e ministres Petrovska në Londër vazhdon me një darkë pune me Martin Vikers, deputet dhe kryetar i Grupit parlamentar separatist për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Britanik, si dhe me takim me Alisia Herbert, përfaqësuese speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministre për Gratë dhe Barazinë në Qeverinë Britanike, Liz Tras. Ministrja Petrovska nesër do të pritet zyrtarisht nga ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Vallas.

