Trençevska-Mari Bërnz: Do ta thellojmë bashkëpunimin e vendosur

Shkup, 7 mars  – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizoi takim protokollar me ambasadoren e SHBA-së Kejt Mari Bërnz. Në takim, të dy bashkëbisedueset  iu referuan bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë tashmë të krijuar dhe promovimit të tij, si dhe situatës aktuale në Ukrainë.

“Si një person që mbron respektimin e të drejtave të njeriut  dënoj çdo cenim ndaj të drejtave të njeriut dhe çdo sulm ndaj sovranitetit të një shteti. Qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është se duhet mbrojtur sovraniteti i shtetit dhe se çdo sulm ndaj shtetit, në rastin e Ukrainës, është për çdo dënim. Si Ministri, ne kemi një rol të madh në procesin e përgatitjes për pranimin e qytetarëve ukrainas që largohen nga vendi i tyre, në drejtim të ofrimit të qëndrimit, mbrojtjes dhe mbështetjes adekuate gjatë situatës aktuale në Ukrainë. Me informacion do ta informojmë Qeverinë për mundësitë që ka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe kapacitetet që i kemi. Do të informojmë për numrin e refugjatëve dhe qytetarëve të Ukrainës që po largohen nga vendi i tyre, do të mund të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë, këtu në vendin tonë”, tha Trençevska.

Ambasadorja Bërnz potencoi se kërcënimi për Ukrainën nga Rusia është kërcënim për vlerat demokratike gjithkund në botë.

Ministrja Trençevska e informoi ambasadoren për politikat dhe sfidat e Ministrisë në fushën e të drejtave të njeriut, standardit më të lartë jetësor, në realizimin e reformave sociale, zbatimin e masave nga Plani operativ, ligjet për barazi gjinore, punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe Ligji për Marrëdhëniet e Punës, për pjesëmarrje më të madhe të grave në politikë, për Strategjinë e Përfshirjes së romëve.

Trençevska falënderoi mbështetjen që vendi ynë merr nga SHBA-ja dhe e informoi ambasadoren se masat për vetëpunësim dhe trajnim japin rezultate të shkëlqyera për të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, sepse mundësojnë përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës. Ajo theksoi se në seancën e nesërme të qeverisë do të miratohet Plani Operativ i Punësimit, i cili përmban masa dhe politika aktive për vitin 2022.