Boingu ka ndërprerë furnizimin me titan nga Rusia
Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing sot njoftoi se e ndërpreu futnizimin me titan nga Rusia, duke porositur se e ka siguruar furnizimin me lëndët e para të rëndësishme për prodhimtarinë e aeroplanëve, por edhe anijeve, automobilave dhe makinave.
“Rezervat tona dhe burimet e ndryshme të furnizimit na sigurojnë mjaft titan për prodhimtarinë e aeroplanëve”, pohoi kompania.
Boingu që nga shkurti njoftoi se nuk frikohet nga ndërprerja e furnizimit, sepse kërkon burime plotësuese për furnizim, pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Titani shfrytëzohet në aeroteknikë, teknikë të raketave dhe astronautikë, si dhe në ndërtimin e turbinave dhe kompresorëve, anijeve dhe nëndetëseve, si dhe në disa pjesë të makinave dhe pajisjeve të ekspozuara në ujë detar.
Furnizuesi aktual i Boingut, kompania ruse “VSMPO-Avisma”, njoftoi se ndjen keqardhje për shkak të pezullimit të marrëveshjes me partnerin e saj shumëvjeçar.
“E ndjekim gjendjen në vendin tonë dhe në botë dhe ishim të gatshëm për një rezultat të tillë”, citojnë prej atje dhe shtojnë se po kthehen drejt tregjeve tjera.

