Plaçkiten dy bastore sportive në Shkup

Shkup, 7 mars– Gjatë ditës së djeshme janë plaçkitur dy bastore sportive në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se tre persona dje në orën 21.20 e kanë plaçkitur një bastore sportive në bulevardin “Aradhet partizane”, ndërsa në orën 21:45 në rrugën “Tale Hristov” ka ndodhur edhe një plaçkitje në një bastore sportive.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.