Prejse talebanët e ndërmorën pushtetin në Afganistan janë vrarë rreth 400 civilë

Komisarja e lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Mishell Bashele sot deklaroi se përafërsisht 400 njerëz janë vrarë në Afganistan nga ndërmarrja e pushtetit nga ana e talebanëve në gusht të vitit 2021.

Ajo duke mbajtur fjalim para Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë citoi se më shumë se 50 persona, të cilët me siguri ishin të lidhur me grupin terrorist  Shteti Islamik në Horasan (ISIS-K) janë vrarë, ndërsa disave u janë prerë kokat.

Bashele citoi edhe se talebanët i kanë hequr të drejtat dhe liritë e grave dhe dërgoi apel që grave t’u lejohet  plotësisht  të marrin pjesë në jetën publike.