Sali-Tiganj: Shkëmbimi i përvojave në fushën e transplantimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë
Shkup, 7 mars – Shkëmbimi i përvojave në fushën e transplantimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, si dhe trajnimi i punonjësve shëndetësorë në disa fusha të shëndetësisë, ishin pjesë e temave të takimit të sotëm të Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali me Ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj.
“Ky lloj takimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, si një nga segmentet kyçe për avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët”, theksoi Ministri Sali, në profilin e tij në Fejsbuk.

