Vuçiq me “kërcënim” nëse Kosova hynë në NATO me procedurë të përshpejtuar

Beograd, 7 mars – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot deklaroi se nëse fillon pranimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare, atëherë Serbia do të befasojë me përgjigje dhe efikasitet të shpejtë, informon Zhurnal

Ai shprehet se nëse ndodhë kjo, atëherë Serbia do t’i kumtojë emrat e shteteve të cilat e kanë tërhequr nënshkrimin e njohjes për pavarësinë e Kosovës, të cilat siç shprehet, i mbanë të fshehura.

“Atëditë kur Kosova të pranohet në cilëndo organizatë ndërkombëtare, kjo do të thotë se e kanë shkelur marrëveshjen e Vashingtonit dhe atëditë do t’i mësoni emrat e disa vendeve të cilat e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, përshkak konfliktit në Ukrainë, shumë njerëz e shohin situatën globale si mundësi për zgjidhjen e çështjes me Kosovën dhe se shumëkush e dëshiron një pranim të shpejtë të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai tha se Turqisë nuk i është dërguar notë protestuese për mbështetjen e paralajmëruar për pranimin e Kosovës në NATO, përshkak se ka patur bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i ka sqaruar gjithçka që është folur në media.

“Nëse ndodhë që të sanksionojnë naftën ruse, dhe si duket kjo do të ndodhë, nuk e di se si do të përfundojë e gjithë kjo”, tha Vuçiq.//Zhurnal.mk