Sot pasdite mbledhje e Këshillit qeveritar ekonomik

Shkup, 7 mars – Nuk do të doja të komentoj për masat e reja, plotësuese para se të miratohen. Pasdite do të mblidhet Këshilli ekonomik ku do të shqyrtohen implikimet financiare ndaj buxhetit, çmimet e fundit të prodhimeve dhe veglave për mirëmbajtje të likuiditetit të kompanive. Po bëhen analiza nga të gjitha aspektet të cilat ndikojnë ndaj çmimit të një prodhimi konkret dhe shërbimit – pjesa tatimore, marzheve, pas çka masat do të vazhdohen dhe miratohen, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Këshilli ekonomik do të mblidhet pasdite, në orën 17:00, dhe në të, siç theksoi Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe ekspertë të jashtëm të cilët do të japin kontributin e vet në diskutimin për zgjidhje më të mira në drejtim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe mbështetjes së ekonomisë.

Kryeministri edhe njëherë përsëriti se në vend ka furnizim të papengueshëm me naftë dhe derivate të naftës, ndërsa çmimet, tha, nuk i din, sepse për atë është i obliguar Komisioni rregullator për energjetikë, si trup i pavarur i cili sjellë vendime sipas metodologjisë.

“Ka mjaft sasi në pompat e benzinës dhe në rezervat shtetërore, Ajo që po ndodhë në pompat e benzinës bëhet për shkaqe spekuluese. Ata që shesin naftë dëshirojnë të realizojnë ‘përfitim nga lufta’”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me anëtarët e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve.