124 raste të reja me Covid, 7 të vdekur dhe 543 të shëruar

Shkup, 7 mars – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.209 teste dhe janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19.
• Shkup – 98
• Kavadar – 7
• Prilep – 6
• Ohër – 3
• Shtip dhe Dibër – nga 2
• Kumanovë, Tetovë , Strumicë, Kërçovë, Strugë dhe Gjevgjeli – nga 1.

Nga numri total i rasteve pozitive (124), janë regjistruar 22 riinfeksione.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, sëmundje shoqëruese janë regjistruar në të gjithë personat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 humbje jete : dy humbje jete nga Shkupi (36 dhe 74 vjeç ) dhe një humbje jete nga Tetova (60), Manastiri (67), Prilepi (70), Koçani (70) dhe Probishtipi (67). Të gjithë personat e raportuar kanë humbur jetën në spital.
543 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 289
• Manastir – 39
• Prilep – 38
• Kumanovë – 25
• Kërçovë – 19
• Gostivar – 14
• Kavadar dhe Veles – nga 13
• Shtip – 12
• Ohër dhe Resnje – nga 9
• Tetovë , Strumicë, Koçan dhe Negotinë – nga 7
• Gjevgjeli dhe Dellçevë – nga 6
• Strugë dhe Kriva Pallankë – nga 5
• Demir Kapijë – 4
• Bogdanci – 3
• Sveti Nikollë, Kratovë, Krushevë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Makdenoska Kamenica – nga 1.

Janë kryer 1209 teste përmes:

ISHP-43, QSHP Shkup-0, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë-2, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me Alergologji -1, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë -112, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -33, Avicena -49, Biotek-74, Sistina-58, Laboratoria Laor-0, Sinlab-0 , Remedika -0, Plodnost-0, Genea-0, Nikob Lab-160, VFV Medikal-25, Eli Medika-8, Royal Medika-0, Spektra-MM-0, Rapid Lab-0, Zhan Mitrev Strumicë -0, Nova Lab Diagnostika-0, Ramus-0

ISHP dhe IPSH (test i shpejtë)- gjithsej 644.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.908.017 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisē është 299.766, numri i të shëruarve është 288.235, numri i atyre që humbën jetën është 9.086 dhe numri i rasteve aktive është 2.445.