Kovaçevski- Gir: Maqedonia e Veriut është në linjë me Bashkimin Evropian për Ukrainën

Shkup, 7 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq u takua sot me ambasadorin dhe shefin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.

Siç theksohet në kumtesë në takim është mirëpritur udhëheqësia e Qeverisë dhe reagimi i shpejtë ndaj situatës në Ukrainë.

“Kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë BE, NATO dhe SHBA, për dënimin më të ashpër të pushtimit rus të Ukrainës dhe mbështetjen dhe shoqërimin e sanksioneve kundër Federatës ruse”, thuhet në kumtesë.

Në takim bashkërisht u theksua rëndësia e perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të thotë inkurajim për perspektivat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministri Kovaçevski tha se në plan vendor Qeveria është e fokusuar në mbështetjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive dhe në tejkalimin e sfidave të situatës energjetike. Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, Kovaçevski theksoi se bisedimet në nivel kryeministror dhe në mes të anëtarëve të grupeve punuese janë vendosur në nivel dinjitoz, për të arritur zgjidhje logjike të bazuara në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, theksohet në kumtesë.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e realizimit të projekteve evropiane të financuara me para evropiane, për të cilat u konstatua se nevojitet sjellje e përgjegjshme në nivel lokal dhe nga organet dhe institucionet kompetente.