KSHZ-ja miratoi udhëzime për zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë
Shkup, 7 mars – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur seancë në të cilën janë miratuar udhëzimet për zgjedhjet lokale në komunat Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë. Gjithashtu është miratuar edhe raporti vjetor për llogarinë përfundimtare për vitin 2021.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e Komisionit njëzëri miratuan Propozim-udhëzimin për përcaktimin e identitetit të votuesit për zgjedhjet për kryetar komune në komunat Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë për vitin 2022 dhe udhëzim të veçantë për procedurën për ushtrimin e të drejtës së votimit, të votuesit i cili në ditën e votimit i plotëson kushtet ligjore për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.
“Si KSHZ, duhet t’i informojmë të gjitha palët e interesuara se përgatitjet dhe aktivitetet zgjedhore po zhvillohen në përputhje me rregulloren e Komisionit. Një pjesë e aktiviteteve zgjedhore janë realizuar, ndërsa veprimi i radhës është parashtrimi i anëtarëve të këshillave zgjedhorë nga partitë politike, për të cilën do të informohen sot, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
Zgjedhjet lokale në komunat Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë janë ricaktuar për 17 prill 2021, për shkak të mungesës së regjistrimit në zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 17 tetor të vitit të kaluar.

