Shoqata e grave të biznesit: Të përmirësohen mundësitë për pavarësinë ekonomike të grave
Shkup, 7 mars – Shoqata e grave të biznesit të Maqedonisë, të gjithë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj ua uron 8 Marsin, Ditën ndërkombëtare të gruas, duke u dëshiruar mundësi dhe kushte më të mira për fitimin e pavarësisë ekonomike të grave, si bazë për pavarësinë e saj gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin si segment të barabartë në shoqërinë në tërësi.
“Ajo që fokusohet më së shumti në të gjitha projektet është puna aktive e tre segmenteve të rëndësishme ndërsa ato janë: digjitalizimi në të gjitha fushat e sipërmarrjes së grave, udhëzimet për qasje sa më të lehtë në financa, si dhe qasja dhe përvetësimi i njohurive të reja. Shoqata e grave të biznesit është bartëse e Projektit të platformës kombëtare për gratë sipërmarrëse, e cila tashmë ka mbi 40 organizata anëtarë aktiv”, theksojnë nga Shoqata e grave të biznesit.
Ata shtojnë se platforma po punon për të dytin vit në nivel qendror dhe lokal për të ofruar kushte për rrjetëzimin e grave, qasje më të madhe në informacione dhe mbështetje për zhvillimin dhe fillimin e bizneseve të tyre.
“Njëkohësisht, si anëtare e Koalicionit ballkanik të grave, javën e ardhshme do të jetë nikoqire e Konferencës Ballkanike të të gjitha shteteve anëtare në projektin “Ndërmarrjet sociale si mbështetje e grave sipërmarrëse në Ballkan”, e cila do të mbahet nga data 13 deri më 19 mars në Shkup dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga BeH, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Turqia”, theksojnë nga Shoqata e grave të biznesit.
Ata bëjnë të ditur se janë duke punuar vazhdimisht në gjetjen e mënyrave për përmirësimin e pozitës së grave sipërmarrëse, me çka, siç thonë ata, në fakt punojnë për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike dhe forcimin si subjekt i rëndësishëm në shoqëri.
Në periudhën e kaluar, ata rikujtojnë se Shoqata si pjesë e projektit evropian me Belgjikën, Italinë, Spanjën dhe Irlandën ka lansuar projektin “Gratë mësojnë së bashku” (Women learning together), ku përmes trajnimeve të ndryshme, zhvillimit të aftësive, kualifikime shtesë dhe mundësi punësimi dhe vetëpunësimi në periudhën pas kovidit do të ndihmohen gratë e moshës 35-55 vjeç.

