Osmani: Të nxitet komunikimi me shoqërinë ruse

Shkup, 7 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të NATO-s i cili u mbajt më 4 mars ka nxitur iniciativë për përpjekje për komunikim me popullin rus dhe thirrje të tyre që të shoqërohen në dënim dhe parandalim të agresionit ushtarak në Ukrainë. Ajo iniciativë, siç informoi Osmani në brifingun e sotëm, është ndarë përmes non-pejper nga ana e MPJ-së deri te shtetet e tjera të OSBE-së, NATO-s dhe BE-së.

“Përderisa bota e izolon regjimin politikisht dhe ekonomikisht me të gjitha këto mjete, qëndrimi ynë është se duhet të inkurajohen shoqëritë që të komunikojnë me shoqërinë ruse dhe t’i bëjnë thirrje dhe ato të jenë pjesë e mendimit të arsyeshëm të të gjithë botës e cila më së miri u pasqyrua me vetë votimin në asamblenë e përgjithshme të KB-së, ndërsa ajo është që t’i inkurajojmë universitetet që të komunikojnë me universitetet në Rusi, t’i inkurajojmë shoqatat e mjekëve me ato në Rusi, gazetarët me gazetarët, organizatat joqeveritare me ato joqeveritare, të gjithë sektorët shoqërorë, sepse dukshëm aty bëhet propagandë për izolimin e shoqërisë nga ajo që ndodh në Ukrainë”, theksoi Osmani.

Qëndrimi ynë, nënvizoi ministri, është se duhet të inkurajohet ai komunikim jo vetëm te ne, por në të gjitha shtetet e botës, sepse, siç tha, qytetarët do të jenë viktimë e sanksioneve ekonomike dhe izolimin të cilin bota e bën drejtë Rusisë.

“Është shumë e rëndësishme që të mobilizohet e gjithë bota kundër pushtimit ilegal i cili tashmë me retorikën e tij përdor kërcënim bërthamor, gjegjësisht kërcënim për përdorim të armës bërthamore, me çka e rrit nivelin e kërcënimeve që absolutisht nuk mundi të kuptohej paraprakisht para se të ndodhte ky pushtim ushtarak”, tha Osmani.

Ai informoi se këtë javë ka ngritur edhe iniciativë për takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup.

“U dërgova letër kolegëve të mi të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të ftohen në një takim në Shkup për të diskutuar cenueshmërinë e Ballkanit Perëndimor ndaj këtij pushtimi ushtarak të Ukrainës, sfidat me të cilat mund të përballet rajoni, mundësinë e valës së refugjatëve, koordinim më i mirë mes vendeve, mundësi për të komunikuar në kohë reale në rast të ndonjë sfide që mund të ndodhë në rajon. Shpresoj se gjashtë vendet do të mund ta organizojnë këtë takim sa më shpejt në Shkup”, tha Osmani, duke shtuar se tashmë kemi një përgjigje pozitive nga Mali i Zi.

Nga Ukraina deri më tani janë evakuuar gjithsej 120 persona, nga të cilët një pjesë janë shtetas ukrainas me familjet e tyre, informoi ministri Osmani në brifingun e sotëm dhe theksoi se për një orë në vendkalimin kufitar Deve Bair do të arrijnë një grup qytetarësh, mes të cilëve edhe një familje me një foshnje.

“Prej tyre, 20 e kanë shfrytëzuar apelin tonë që ta lëshojnë shtetin para 24 shkurtit, para fillimit të konfliktit. Në evakuim aktiv janë 43 qytetarë tanë, që do të thotë se i kanë lëshuar vendbanimet dhe janë rrugës për të dalë nga Ukraina, para një ore shtatë qytetarë e kanë lëshuar shtetin”, kumtoi Osmani.

Ai shtoi se janë disa nga qytetarët tanë që e kanë lëshuar Ukrainën, por janë larguar në Poloni dhe kanë vendosur që të mbeten atje, me qëllimin në rastin e parë të kthehen sërish në Ukrainë. Ka edhe qytetarë, të cilët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë asgjë, përveç shtetësi maqedonase, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në Poloni ose në vendet fqinje.

“Javën e kaluar Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi një mision diplomatik në Ukrainë për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë. Rreth 38 qytetarë ende jetojnë në Ukrainë, 11 prej tyre në Kiev, shtatë në Zaporozhje dhe 20 në qytete të tjera”, tha Osmani.

Lidhur me largimin e sërishëm të ambasadorit maqedonas Krum Efremov në Ukrainë, ministri theksoi se disa ditë para evakuimit, ambasada ndodhej e fshehur për shkak të bombardimeve, që i detyroi ata të evakuohen nga Kievi në një vend më të sigurt në Ukrainë.

Osmani ka sqaruar se pas evakuimit të tyre ka rifilluar procesi i evakuimit të qytetarëve të Maqedonisë dhe se jemi një nga vendet e pakta që e kemi kthyer ambasadën në Ukrainë, derisa të evakuohet edhe shtetasi i fundit prej andej.