Mijallkovit i hiqen 3 vite nga dënimi me burg, njëra vepër është vjetërsuar

Shkup, 7 mars – Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit për rastin “Target dhe Fortesa”, prokurori i lartë Elvin Veli, theksoi se aktgjykimi i shkallës së parë për përgjimin masiv është i qartë dhe preciz, transmeton Zhurnal.

“Gjkyata në tërësi dhe sipas rregullave ka konfirmuar kronologjinë e ngjarjes penale”, theksoi prokurori Veli.

Ai theksoi se duhet të ndalohet përndjekja kundër Sasho Mijallkovit për njërën prej veprave penale për të cilat ndiqet, përshkak se e njejta vepër është vjetruar.

Më saktë, Mijallkov është ndjekur për tre vepra penale, për të cilat është dënuar me 5 vite burg, për 5 vite burg si dhe me 3 vite burg, që gjithsej duhet të vuajë 13 vite burg. Por në shkurt të vitit të kaluar vepra penale “pranim i shpërblimit për veprim joligjor” vetëm se është vjetruar.

“Në seancë, prokurori publik nga PTHP Shkup ka prezantuar propozimin me shkrim me të cilin propozohet të gjitha ankesat e deklaruara të refuzohen, kështu dhe ankesa e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe të ndalohet procedura për veprën penale nga neni 359 paragravi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, përshkak vjetërsimit absolut të veprës penale, derisa pjesa tjetër e aktvendimit të vërtetohet”, sqarojnë nga Prokuroria./Zhurnal.mk