74 vjeçari ka braktisur spitalin dhe nuk është kthyer në shtëpi, policia po e kërkon
Shkup, 7 mars – Policia ende po kërkon 74 vjeçarin nga Pehçeva i cili para tre ditëve ka braktisur Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa nuk është kthyer në fshatin e tij ku ka banuar. Zhdukjen e tij e ka paraqitur motra e tij nga Dellçeva, informon zhurnal.
“Denoncimin e morëm më 5 mars në ora 20:15. Në zyrën policore Pehçevë, A.Q (57) nga Dellçeva ka denoncuar se vëllau i saj nga fhsati Crnik, i cili ka qenë në mjekim në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, nga data 3 mars me vetkërkesë e ka lëshuar Qendrën Klinike dhe është nisur në drejtim të panjohur”, thonë nga policia.
Po ndërmeren masa për gjetjen e 74 vjeçarit./Zhurnal.mk

