Anketë e IRI-t: Rritje e ndikimit të huaj, mungesë e transparencës në partitë, mbështetje për “Ballkanin e Hapur”

Shkup, 7 mars – Anketë e re e Qendrës për Hulumtime të Anketave e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Maqedoninë e Veriut tregon rritje të ndikimit kinez dhe rus, mungesë të transparencës në partitë politike dhe mbështetje për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Sa i përket politikës së jashtme, siç bëri të ditur IRI, 64 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen se marrëdhëniet e fuqishme me Kinën iu shërbejnë interesave të tyre. Gjashtëdhjetë për qind të njëjtën gjë e mendojnë për Rusinë. Kjo është rritje prej njëmbëdhjetë për qind për Kinën dhe gjashtë për qind për Rusinë sa i përket anketës së zbatuar në shkurt të vitit 2020. Anketa e re e publikuar tregon edhe mbështetje të fuqishme për Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjithsej, 85 për qind pajtohen se marrëdhëniet e fuqishme me BE-në më së miri ju shërbejnë interesave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 76 për qind e ndajnë të njëjtin mendim për SHBA-në.

“Përderisa Maqedonia e Veriut po bën përpjekje që të arrijë progres demokratik, po shqetëson fakti që Kina dhe Rusia vazhdojnë me sulmet e vazhdueshme”, tha Poll Mekarti, drejtor rajonal i IRI për Evropë.

Për fat të mirë, shton, mbështetja për partneritete të afërta me BE-në dhe SHBA-në mbetet shumë e fuqishme.

Në pyetjen për partitë politike, vetëm 21 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se ato janë transparente në punën me paratë e mara nga buxheti shtetëror. Më tutje, 48 për qind nuk ishin të njoftuar me vlerën e buxhetit shtetëror i cili në vit ndahet për financimin të partive politike.

“Që një demokraci të jetë e suksesshme, absolutisht thelbësore është që partitë politike të ndërtojnë besim. Kjo anketë tregon se transparenca në partitë politike në të ardhmen duhet të jetë prioritet”, tha Mekarti.

Anketa tregon edhe 75 për qind e të moshuarve e mbështesin iniciativën “Ballkani i Hapur”, seria e marrëveshjeve me të cilat janë përfshirë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që të ndihmojnë në lehtësimin e tregtisë, biznesit dhe lëvizjes së qytetarëve mes vendeve.

Hulumtimi u krye në emër të Qendrës së Anketimit IRI nga Brima, një firmë e hulumtimit të tregut (pjesë e grupit KANTAR dhe një anëtari maqedonas i Shoqatës Gallup International). Të dhënat u mblodhën nga 27 nëntori deri më 23 dhjetor 2021, me një mostër shumëshkallëshe përmes intervistave sy më sy në shtëpitë e të anketuarve. Janë anketuar 1.226 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat peshohen sipas moshës, gjinisë, rajonit dhe përkatësisë etnike. Margjina e gabimit është ± 2,8 pikë në nivelin e besimit 95%. Shkalla e përgjigjeve është 75 për qind, sipas IRI.