Biznes takim Maqedoni e Veriut – Zvicër për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik me Zvicrën

Shkup, 7 mars – Kryetarja e Biznes klubit Maqedoni e Veriut – Zvicër Jasminka Taleska realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, Konfederatë Zvicerane Kenan Ramadani në të cilën u diskutua për vendosjen e organizatës së biznesit, odës apo biznes klubit, të kompanive zvicerane e cila do të vepron në Zvicër në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.

“Takimi kaloi në atmosferë të shkëlqyeshme, me ambasadorin Ramadani që ndamë mendimet e përbashkëta për benefitet nga ndërlidhja në një rrjet të kompanive zvicerane dhe maqedone. Identifikohet potencial i madh për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes kompanive nga dy vendet që do të rezultoj me shkëmbim më të madh tregtar”, theksoi Taleska.

Ambasadori Ramadani theksoi se politikat qeveritare ekonomike dhe politikat biznesore janë një nga prioritetet e misioneve diplomatike dhe me këtë edhe prioritet në aktivitetet e planifikuara.

Në periudhën e ardhshme planifikohet të organizohet takim me kompanitë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern.

Biznes organizata Maqedoni e Veriut – Zvicër që vepron në vendin tonë është krijuar në vitin 2019 me mbështetje të Ambasadës të Zvicrës në Shkup dhe Lidhja e Odave Biznesore të Maqedonisë