Gjoba për 135 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e tërë shtetit

Shkup, 7 mars – Janë gjobitur 135 shoferë gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksionit të zbatuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Siç kumtuan sot nga MPB-ja, prej tyre shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, 56 shoferë e kanë kaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 79 jashtë vendit të banuar.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.