“Gra të fuqishme-bashkësi të fuqishme” në prag të 8 marsit

Shkup, 7 mars – Në prag të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, sot në mesditë në Filarmoni do të mbahet ngjarje nën sloganin “Gra të fuqishme-bashkësi të fuqishme”.

Theks do të vendoset në masën “Ekonomia e kujdesit”, si pjesë e Planit operativ të programeve dhe masave aktive të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, zbatues i të cilit është Agjencia për punësim, me mbështetje nga UNDP-ja dhe Ambasada e Zvicrës në vend.

Siç është paralajmëruar, fjalime do të kenë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ambasadorja e Zvicrës në vend Veronik Ulman Marti, Armen Grigorjan, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend dhe drejtori i Agjencisë për punësim Bekim Murati